Titujt kryesorë 09 Dhjetor 2009, ora 19 30

BE, apel opozitës: Bojkoti, papjekuri politike e PS

Komisioni Europian i kërkon opozitës shqiptare që të tregojë pjekuri politike e ti jap fund bojkotit të kuvendit. Zyrtarë të Brukselit thanë për TV Klan se, bojkoti nuk është mënyre e mirë e të bërit politik dhe e kontribuimit në proceset integruese të vendit.

Berisha: 8 dhjetori, motivim për angazhimet historike

Kryeminisrtri Berisha tha se pjesmarrja e jashtëzakonshme e shqiptarëve në mitingun e 8 dhjetorit është një motivim më tepër për plotësimimin nga qeveria të angazhimeve historike për integrimin ne BE si dhe liberalizimin e vizave

Reagimi i Ramës: Nuk trembemi nga shantazhet e Berishës

Por Edi Rama tha se opozita do të qendrojë stoike, perballë asaj që ai e quan presion ndaj kundershtarëve politikë. Ai përsëriti sërish kërkesën për të hapur kutitë e 28 qershorit. Rama vazhdon bojkotin edhe ndaj pyetjeve të TV Klan.

 OSBE: Qeveria shqiptare, masa efikase kundër korrupsionit

Kreu i OSBE në Shqipëri deklaron se qeveria shqiptare ka ndërmarre nisma të guximshme ligjore në luftën kundër korrupsionit. Ai përmendi një sëre masash e strategjish që japin garanci për një efikasitet në këtë betejë kundër fenomeneve korruptive

SHBA, publikohen në internet masat e sigurise në aeroporte

Ndërsa SHBA po shton masat e sigurise dhe angazhimin ushtarak ne bote kunder terrorizmit, agjensia shteterore qe merret me sigurine e transporteve, ka publikuar pa dashje ne internet detaje mbi praktikat e kontrollit te pasagjereve neper aeroporte.

Champions League , sonte 8 finalistët e rinj në Klan e Supersport

Liga e Kampioneve ka përcaktuar përfundimisht tetë skuadrat që kalojnë në turin tjetër të turneut. Nderkohë, TV Klan dhe supersport do të sjellin serish sonte emocione nga ndeshjet në grupe që do të vendosin për fatin e kualifikimit të 8 ekipeve të tjera

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 09 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço