Edicioni i lajmeve 11 Tetor 2009, ora 19 30



Edicioni i lajmeve 11 Tetor 2009, ora 19 30

20:30 11/10/2009

Titujt kryesorë 11 Tetor 2009, ora 19 30

Meta: PS bojkoton Ramën për bojkotin e kuvendit

Kryetari i LSI-së Ilir Meta e quajti mitingun e djeshëm të opozitës një bojkot që socialistët i bënë vendimit të Ramës për të bojkotuar Kuvendin. Sipas tij sjellja e lidershipit të PS-së nuk do të pengojë integrimin e vendit

Rama, presion administratës lokale për të marrë pjesë në miting

Edi Rama përdori bandën frymore të bashkisë së Tiranës për qëllimet e mitingut të djeshëm të Partisë Socialiste. Socialistët në bazë e akuzojnë Ramën se ka ushtruar presion ndaj administratës lokale për pjesemarrje në tubim.

“Tiranë-Elbasan”, ja perfitimet e projektit e boshtit të Jugut.

Superstrada Tiranë-Elbasan do të jetë një nga veprat më të mëdha inxhinierike të infrastrukturës, pas rrugës Durrës-Kukës. Biznesi por edhe figura të njohura të qytetit kanë dhënë mbështetjen e plote për këtë projekt.

Bulqizë, burrë e grua gjenden të vrarë në banesën e tyre.

Burre e grua jane gjetur te vrare me armë zjarri në banesën e tyre në lagjen Gjeologu të Bulqizës. Ekspertët kanë ngritur vetëm një pistë hetimi, atë të ekzekutimit të burrit nga gruaja, e cila më pas është vetëvrarë.

Obama heq kufizimet për homoseksualët në ushtri

Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar që homoseksualet të pranohen hapur në ushtrinë amerikane. Kreu i shtëpisë së bardhë deklaroi se tendencat seksuale nuk do të jenë më kusht për rekrutët e rinj.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 11 Tetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço







Të ngjashme