Titujt kryesorë 12 Korrik 2008, ora 19:30

Kosovë, qeveria transparencë për donacionet

Ministrat e qeverisë së Kosovës deklarojnë se, ekipi i drejtuar nga Thaçi do të jetë transparent në shpenzimet e fondeve të mbledhura nga donacionet.

Ekspertët: Nga donacionet përfiton edhe Shqipëria

Ndërkohë ekspertët në Tiranë thonë se Kosova ka nevojë për më shumë fonde, por sipas tyre indirekt nga donacionet do të përfitoj edhe Shqipëria.

Laskaj: Ja zyrtarët që mashtojnë me pasuritë

Zyrtaret që kanë mashtruar me deklaratat e pasurisë, janë përballur jo vetëm me ligjin por edhe me konflikte familjare. Laskaj tregon edhe për presionet.

Ekipi Olimpik Shqiptar: Ja pretendimet tona

Ekipi që do të përfaqësoj Shqipërinë në lojrat Olimpike të Pekinit, premton se do të marrë medalje. Më shumë shpresa nga mundja e peshngritja.

“Akademia e Yjeve “, spektakli vazhdon në Durrës

Qytetarët e Durrësit kanë shijuar mbrëm atmosferën festive të një koncerti të dhuruar nga Akademia e Yjeve dhe bashkia e qytetit bregdetar.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 12 Korrik 2008, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi