Titujt kryesorë, 12 Mars ora 19:30

Berisha në “Opinion”: Ja qeveria ime e mandatit të dytë

Në mbyllje të ciklit të emisioneve “Ministrat përballë medias”, Kryeministri Berisha do të jetë sonte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Ai do t’i përgjigjet akuzave të opozitës, si dhe pyetjeve për qeverinë e mandatit të dytë.

Nano kundër Ramës: Nuk përfaqëson PS-në e vërtetë

Lideri historik i së majtës, Fatos Nano deklaroi sot se linja zyrtare e Partisë Socialiste nuk ka të bëjë me  të majtën e vërtetë dhe se ai flet mbi zhvillimet politike edhe duke heshtur.

Scheffer: Shqipëria e Kroacia, pjesë e NATO-s

Shqipëria dhe Kroacia do të jenë brenda pak javësh anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Scheffer në 10-vjetorin e anëtarësimit të Hungarisë, Çekisë e polonisë në këtë strukturë.

Kriza, Berisha qytetarëve: Sigurojmë depozitat nën 25 mijë Euro

Kryeministri Berisha ka garantuar sot qytetarët shqiptarë se qeveria siguron të gjithë depozitat bankare nën 25 mijë Euro në banka. Në mbledhjen e qeverisë, ai tha gjithashtu se nuk do të ketë më asnjë procedurë publike që do të zgjasë mbi 40 ditë.

Legalizimet, jepen tapitë për 6000 shtesa apartamentesh

ALUIZNI ka shpërndarë sot lejet e legalizimit për 6200 pasuri, kryesisht shtesa apartamentesh. Sipas kreut të kësaj agjencie për Tiranën, Agim Berisha, janë gati dosjet e 6000 pronarëve të ardhshëm.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 12 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço