Titujt kryesorë 14 Shtator 2009, ora 19 30
OSBE: Shqipëria kalon testin demokratik për zgjedhjet
Shqipëria kalon testin demokratik për zgjedhjet dhe votimet shqiptare i referohen standarteve më të larta të vendeve perëndimore. OSBE publikoi sot raportin për zgjedhjet e 28 qershorit, ku thekson progresin në administrimin e zgjedhjeve dhe faktin se nuk pati asnjë dëshmi për manipulim të rezulatit të votimit.
Presidenti i Republikës dekreton qeverinë e re
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar sot përbërjen e kabinetit të ri qeverisës. Pas këtij akti kushtetues, pritet votëbesimi i qeverisë së re në kuvendin e Shqiperisë dhe më pas betimi para kreut të shtetit.
Dita e parë e shkollës, 650 mijë nxënës nisin mësimin
Ka nisur sot viti i ri shkollor për 650 mijë nxenës të arsimit 9 –vjeçar dhe atë të mesëm. Kryeministri Berisha premton investime dhe reforma në arsim. Dita e parë e shkollës shkakton kaos në trafikun e Tiranës.
Prishtina në protestë kundër protokollit EULEX – Serbi
23 organizata jo –qeveritare kanë protestuar në Prishtinë kundër protokollit të bashkëpunimit mes misionit EULEX dhe Serbisë. Sipas tyre, ky protokoll nënkupton vartesinë e Kosovës nga Beogradi.
Studimi europian: 1 ne 10 meshkuj vuajnë nga impotenca
Disa studime mjekësore europiane tregojnë se në çdo 10 meshkuj, 1 vuan nga impotenca. Në Shqipëri, kjo semundje mbetet problematike për shkak se meshkujt e kanë ende të veshtirë të konsultohen me specialistet.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 14 Shtator 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço