Titujt kryesorë 2 Shtator 2008, ora 19:30

Berisha: Rritje pagash e pensionesh në 2009

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rrogat dhe pensionet do të pesojnë rritje deri në 20% në Maj të viti të ardhshëm. Prezantohet buxheti i vitit 2009, prej 5.2 miliard dollarësh.

Durrës, policia zbardh skemën e atentatit

Policia e Durrësit ka zbardhur skemën e atentatit mafioz të një dite më parë. Shoqërohen 20 vetë, ndërsa në Elbasan në një tjetër atentat, plagosen dy persona.

Alibeaj: Ligji për prokurorinë, transparent

Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, sqaron se ligji pë prokurorinë, nuk cenon pavarësinë e organit të akuzës dhe se është transparent.

Sarkozi: Kosova, jo paralelizëm me Osetinë

Presidenti francez Sarkozi, deklaron në samitin e jashtëzakonshëm të Brukselit, se provincat rebele të Gjeorgjisë nuk mund të krahasohen me Kosovën.

“E Diela Shqiptare”, përgatitjet në Tv Klan

Superproduksioni i Tv Klan, “E Diela Shqiptare” është në fazat e fundit të pregatitjes. Gjithçka po asistohet nga një grup i Radio Televizionit Italian.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 2 Shtator 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço