Titujt kryesorë 22 Dhjetor 2009, ora 19 30

1.7 miliardë lekë për kompensimin e energjisë, përfitojnë 280 mijë familje

Qeveria ka përcaktuar një fond prej 1.7 miliardë lekësh për tu konpensuar familjeve në nevojë, rritjen e cmimit të energjisë. Ministri Prifti, tha se në këtë faturë përfshihen 280 mijë familje.

“Kartolina e vitit të Ri”, pensionistët marrin shpërblimin

Ka nisur sot në mbarë vendin shpërndarja e shpërblimeve të festave të fundvitit për afro 550 mijë pensionistë. Në total nga vendimi i qeverisë për shpërblimet përfitojnë 800 mijë familje.

Socialistët e Kamzës pro Berishës, e shpallin “Qytetar Nderi”

Kryeministri Berisha është shpallur “Qytetar Nderi” i Kamzes. Ai është votuar nga këshilltarët socialistë dhe ata demokratë me motivacionin për “Kontribut të madh në zhvillimet demokratike dhe përmirësimin e jetes së qytetarëve”.

Vrasësi i Xhindit , policia: Shumë shpejt emri i autorit

Policia do të bëj shumë shpejt emrin e vrasësit të ish-deputetit socialistë Fatmir Xhindi. Deklarata është bërë nga nëndrejtori i përgjithshëm i policisë Agron Kuliçaj, i cili tha se policia do të rihap hetimet për 200 dosje të mbetura.

Përmbytje në Fier e Vlorë, Nis verifikimi i dëmeve

Lumi Vjosë është tërhequr nga zonat e banuara që përmbyti një vit më parë në Fier dhe Vlorë. Ndërsa pushteti vendor, ka nisur verifikimin e dëmeve, për të përcaktuar vlerën e dëmshpërblimeve.

Dëbora mbulon kontinentin e vjetër, viktima dhe kaos

I ftohti vijon të marri jetë njerëzish në europë. Tashmë numërohen të paktën 100 viktima. Dëbora dhe ngrica po mbajnë të izoluar qytetet të tërë në mbarë kontinentin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 22 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço