Titujt kryesorë 22 Gusht 2009, ora 19 30

Në Shqipëri nuk ka polici. Zhurma mbyt pushuesit në plazhe

Policia po tregohet inegzistente dhe e pa aftë për të siguruar qetësinë në plazhe,  duke lejuar aktivitetin e paligjshëm të lokaleve të natës, çka po i kthen në një makth të vërtetë ditët e pushimev për qytetarët dhe turistët e huaj.

Berisha: Rruga e Arbrit, bashkon shqiptarët në rajon

Kryeministri Berisha inaguroi sot fillimin e punimeve në lotin e parë dhe të dytë të rrugës së Arbrit. Kreu i qeverisë e cilësoi atë aks, si rrugën e Kombit Shqiptarë, e cila do të shkurtoj me 100km distancën mes Tiranës e Shkupit.

Bode: Kriza nuk preku Shqipërine. Janar-Korrik, rriten të ardhurat

Në kohën kur ekonomitë botërore, po japin shenjat e para të përfundimit të krizës financiare globale, ekonomia shqiptare dhe në këto shtatë muaj të parë të këtij viti vazhdon të jetë e ndikuar minimalisht nga kjo krizë.

OBSH, apel për gripin e derrave. Testohet me sukses vaksina

OBSH paralajmëron qeveritë e globit për të ndërrmarrë një sër masash parandaluese ndaj gripit të derrit, që pritet të jetë më i fortë në vjeshtë. Ndërkohë testohet me sukses vaksina anti-grip.

Startoi në Supersport sezoni i ri i kampionatit italian

Startoi ne Supersport magjia e Serisë A. Emocionet e papërsëritshme të fillimit të kampionatit italian, janë transmetuar ekskluzivisht në Supersport. Në këtë paketë edhe kampionatet e tjera më të bukura europiane.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 22 Gusht 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço