Titujt kryesorë 22 Qershor 2010, ora 19:30

Raporti CHOUNTIS: Vizat nuk kanë lidhje me situatën politike

Parlamenti Europian voton nesër raportin e eurodeputetit Nikolaos Kuntis mbi integrimin europian të Shqipërisë dhe heqjen e vizave. Socialistët shqiptarë kërkuan shtyrjen e votimeve, por në raport thuhet se liberalizimi vizave nuk kushtëzohet me situatën politike.

Rama të heqë dorë nga kutitë, qeveria shqiptare s’është Hamasi

Menjëherë pas seancës së diskutimeve, eurodeputetët janë shprehur se vendi s’ka pse të mbahet peng i kërkesës për hapjen e kutive. Doris Pack tha se qeveria shqiptare është legjitime e pranuar nga ndërkombëtarët dhe se sipas saj nuk ka arsye që ndaj të sillesh si të ishte Hamasi.

Basha: “Shengen për vendet e rajonit. Shpejt pa viza në BE”

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha u shpreh sot se shqiptarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza në vendet e hapësirës Shengen, ndërsa po synohet që shumë shpejt të mundësohet një Shengen për vendet e rajonit.

Nishani: Gjykata Administrative, jo një strukture politike

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani tha sot se gjykata administrative është një strukturë jashtë politikës, ndaj i bëri thirrje opozitës që ta votojë ligjin për ngritjen e saj. Ndërkohë, edhe biznesi i bën apel politikës që të gjejë konsensusin për këtë çështje.

Prefekti, qeverisë: Të bllokohet buxheti i Bashkisë së Tiranës

Prefekti i Tiranës i kërkoi sot qeverisë dhe Ministrisë së Financave të ngrijë veprimet në thesarin e shtetit dhe të bllokojë fondet e buxhetit të shtetit për Bashkinë e Tiranës, pasi kjo bashki dhe kryetari i saj refuzojnë kontrollin dhe transparencën ndaj këtyre fondeve.

Tiranë, bashkia bllokon edhe sheshin Nënë Tereza

Bashkia e Tiranës vazhdon lojën me nervat e qytetarëve. Pas kaosit të shkaktuar në trafik me rikonstruksionin e sheshit Skënderbej, një situate shqetësuese mbizotëron tashmë edhe në sheshin Nënë Tereza, ku ka nisur heqja e pllakave.

Greqi, shqiptarja pranon vrasjen e 3 bashkëshortëve

Një emigrante shqiptare në Greqi ka pranuar vrasjen e 3 bashkëshortëve. Evangjeli Zhaga, e cila kërkohej prej 2 muajsh edhe në emisionin e TV Klan “Njerëz të Humbur”, që në bashkëpunim me homologët grekë  të premten e shkuar zbuluan edhe disa fakte të të tjera në lidhje me vrasësen.

Franca i thotë lamtumirë Botërorit, kalojnë Uruguaj e Meksika

Franca i ka thënë lamtumirë Botërorit të Afrikës pas humbjes së ndeshjes së fundit në grup me Afrikën e Jugut. Nga grupi A merr biletën për në fazën tjetër Meksika dhe Uruguaj.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 22 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço