Titujt kryesorë 23 Gusht 2009, ora 19 30

Blushi: largimi i Ramës nga PS, është vetëm çështje kohe

Largimi i ish-kryetarit të PS Edi Rama nga drejtimi i partisë është vetëm çështje kohe. Ben Blushi anëtari i kryesisë të PS, një nga kundërshtarët të qëndrimit politik të Ramës, thotë se ai në krye të PS është një dështim për këtë parti.

Flakët rrethojnë Athinën. Mijra njerëz braktisin shtëpitë

Athina vijon të jetë e rrethuar nga flakët, frika e të cilave ka detyruar mijra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre. Qeveria që duket se po humb betejën me flakët, shpall gjendjen e jashtëzakonshe dhe kërkon ndihmën e shteteve të tjera.

Kthimi i emigrantëve, rradhë kilometrike në pikat kufitare

Largimi i emigrantëve drejt shteteve fqinje ka sjellë dyndje dhe pritje me orë të tëra në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Italinë. Autoritetet pohojnë se ky fluks do të zgjasë edhe javën e parë të shtatorit.

Kreditë për turizmin familjarë. Ja skema për 1000 dhoma hotelerie

Paketa e propozuar nga kryeministri për kreditimin e banorëve të jugut, parashikon shtimin e të paktën 1000 dhomave për turistët në bregdetin jonian. Kredia e butë parashikohet të jetë në vlerën e 200 milion lekëve.

Rezervat energjitik, Shqipëria eksporton në Greqi dhe Kosovë

Shqipëria ka depozituar këtë vit sasi të konsiderueshme energjie në Kosovë dhe Greqi. Ky fakt si dhe menaxhimi i mirë i kryer nga KESH, do të bëj të mundur që dimri i ardhshëm të mos ketë probleme përsa i takon furnizimit me energji elektrike.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 23 Gusht 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço