Titujt kryesorë 26 Nëntor 2009, ora 19:30

Berisha, akuza të forta Ramës: Është armik patologjik I familjes

Kryeministri Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kryetarit të PS, Edi Rama, te cilin e quajti armik patologjik të familjes, si dhe peng të botes së krimit në shqipëri. Gjatë një fjalimi në kuvend, ai tha se Rama ka frike nga vota e lirë.

Juristët: Nuk ka rrugë  ligjore për hapjen e kutive

Juristët thonë se kërkesa e Ramës për hapjen e kutive të votimit nuk mund të realizohet përmes asnjë iniciative ligjore. Sipas tyre, rrugëzgjidhja do të gjendet vetëm me futjen e socialisteve ne kuvend.

Basha: Do presim lidhjet e reja e të vjetra të politikës me krimin

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ritheksoi sot vendosmerinë e qeverisë për të prerë çdo lidhje të politikës me krimin. Ndërsa akuzoi Edi Ramën për dizinformim të ndërkombetarëve mbi arritjet e Shqiperisë.

Gripi sezonal dhe AH1N1, 110 persona çdo ditë në urgjencë

Drejtuesit e spitalit “Nene Tereza” deklarojnë se në urgejncë paraqiten çdo ditë afro 110 persona me simptoma të gripit të derrit. Perfaqësuesit e Organizatës Boterore të Shendetesisë keshillojnë marrjen e vaksinës.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 26 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço