Titujt kryesorë 28 Nëntor 2008, ora 19 30

96 vjet pas pavarësisë, Shqipëria më pranë BE-së

Shqipëria feston sot ditën më të rëndësishme të historisë së saj, në 96 vjetorin e pavarësisë. Krerët më të lartë të shtetit duke përcjell urimet për këtë ditë, vunë theksin te ecuria e vendit.

Kosova feston pavarësinë, Tirana “në gjumë”

Prishtina e Shkupi skuqen nga flamujt, ndërsa Tirana duket në gjumë. Kryeqyteti nuk u zbukurua në asnjë cep të tij, e bashkia nuk organizoi asnjë aktivitet. Qytetarët ankohen për atmosferën e vakët.

Pone: Rama të dorëhiqet, ose të shkarkohet

Këshilltarët demokratë i kërkojnë kreut të bashkisë Edi Rama të jap dorëheqjen, në të kundërt ata do të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj tij. Shkak mungesa e atmosferës festive në kryeqytet për pavarësinë.

“Qetësia e prishur”, çon në pranga oficerin e policisë

Korrupsioni ka çuar në pranga një oficer të policisë gjyqsore në prokurorinë e Durrësit. Ai u kap në operacionin “Qetësia e prishur”, teksa ka marrë 10 mijë euro për një çështje që kishte nën hetim.

NBA në Supersport, spektakël në Orlando – Washington

Paketa Supersport ka nisur transmetimin e kampionatit më të bukur të basketbollit, atë të NBA amerikanë. Ndeshja e parë ka qenë ajo mes Orlandos dhe Washingtonit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 28 Nëntor 2008, ora 19 30 – Spikere: Sonila Meço