Titujt kryesorë 28 Shtator 2009, ora 19 30

Socialistët në bazë: Zgjedhjet, farsë e radhës e Edi Ramës

Anëtarësia socialsite në rrethe të ndryshme të vendit e konsideron  procesin zgjedhor për kreun e partisë si një farsë të rradhës të Edi Ramës, duke denoncuar parregullsi e manipulime. Rama shpallet zyrtarisht fitues.

Vizita në Kosovë, Berisha Qytetar Nderi i Prizrenit

Në prag të vizitës së kryeministri Berisha në Kosovë, keshilli komunal i Prizrenit e ka shpallur atë qytetar nderi. Vizita e kryeministrit Berisha është planifikuar në javën e parë të muajit tetor, në datat 6 dhe 7. Ajo është vizita e parë e tij në Kosovë, pas fitores në zgjedhjet e 28 qershorit.

Kuvendi miraton ndryshimet në shtesë të vitit 2009

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 73 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2009. Edhe këtë radhë opozita nuk ka qënë e pranishme në parlament. Në bazë të ndryshimeve 17 miliard lekë rialokohen për investime në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Eksperti shkencor pranon gabimet e librit të Historisë 12

Një prej ekspertëve shkencor të librit shkollor Historia 12, ka pranuar se ky tekst ka gabime në trajtimin e historisë dhe kërkon dorëheqjen e tij nga qarkullimi. Analisti Blendi Fevziu e konsideron si histori të sajuar.

Sëmundjet e zemrës, 7 mijë viktima çdo vit në Shqipëri

Mbi 7 mijë persona vdesin çdo vit si pasojë e sëmundjeve të zemrës në shqipëri. Mjekët specialistë thonë se kjo shifër përbën gjysmën e numrit të vdekjeve në vend dhe është 3 herë më e lartë se vendet e rajonit.

Sampdoria, pas 18 vjetësh në krye të Serisë A

Kampionati italian i futbollit po dhuron mjaft surpriza. Përsa i përketë klasifikimit, në përfundim të javës së 6-të në krye të renditjes ngjitet Sampdoria, e cila nuk e arrinte këtë rezultat për plot 18 vitesh.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 28 Shtator 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço