Titujt kryesorë 28 Tetor 2010, ora 19:30

Shitet eurobondi, Bode: Siguruam 300 milionë Euro

Eurobondi i parë shqiptar është aprovuar në tregjet ndërkombëtare. Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se janë siguruar 300 milionë Euro me interes 7.5 përqind.

PS ndryshon qëndrim, ok konkursin për piramidën parlament

Opozita ndryshon qëndrim përsa i takon projektit për ndërtimin e kompleksit parlamentar tek piramida. Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha se nuk është më kundër projektit për të kaluar me vota edhe në kuvend, me të vetmin kusht që të zhvillohet një konkurs ndërkombëtar.

Vrasja e kryekomunarit, Basha: Rama të shohë materialet e hetimit

Debate të ashpra pati në Kuvend edhe për vrasjen e kryetarit të Komunës së Tërthores në Kukës. Socialistët e quajtën politike, ndërsa Ministri Basha u kërkoi të mos e kthejnë atë në debat politik dhe të konsultojnë të gjitha materialet hetimore.

Sfida e Mijëvjeçarit: Vota kundër “Administratives”, kokëfortësi e PS

Drejtori i Politikave të Programit të Sfides së Mijëvjeçarit, Brus Kai, e quan kokëfortësi të socialistëve refuzimin e ligjit për Gjyktën Administrative. Ai ka vlerësuar se Shqipëria është një ndër vendet më të suksesshme të këtij programi.

Hapet në Shqipëri panairi i armëve, marrin pjesë 150 firma nga e gjithë bota

Në Shqipëri është çelur panairi i armëve. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se prioriteti i dikasterit që ai drejton është modernizimi i mëtejshëm i forcave të armatosura.

Mocioni kundër qeverisë së Kosovës, zëra kundër nga rradhët e opozitës

Iniciativa e kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, për mocion votëbesimi për qeverinë Thaçi, nuk gjen mbështetjen e opozitës. Atë e kundërshtojnë disa deputetë të AAK –së dhe LDD –së.

Shmangen sulmet në metronë e Uashingtonit, arrestohet terroristi

FBI shmang një sulm terrorist në Uashington. Agjentët e zyrës së hetimit arrestuan një 34–vjeçar me origjinë pakistaneze që kishte planifikuar të vendoste bomba në metro, me qëllim që të vriste sa më shumë njerëz.

Futboll presidencial në Iran, Ahmadinexhadit i hapin portën

Presideti iranian Ahmadinexhad dhe ai i Bolivisë, Morales, kanë braktisur politikën për pak çaste dhe janë dhënë pas një ndeshje futbolli. Filmimet tregojnë që dy presidentët favorizohen, pasi kundërshtarët u hapin portat.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 28 Tetor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi