Titujt kryesorë 29 Nëntor 2009, ora 19 30

Berisha: Rama drejton mafien më të rrezikshme në europë

Kryeministri Berisha akuzon Edi Ramën si drejtues i mafies së Tiranës, të cilën e quan mafien më të rrezikshme në europë dhe thotë se pas bojkotit, qëndrojnë arsye që lidhen me këtë mafie.

Bankat, si i perballuan pasojat e krizës ekonomike

Drejtues të bankave të huaja që operojnë në Shqipëri, shpjegojnë se kriza ekonomike globale nuk ndikoi në politikat e kreditit dhe se bankat do të vazhdojnë të mbështesin ekonominë shqiptare.

Senati Amerikan: Bin Laden mund të ishte kapur në 2001

Një komision i senatit amerikan, ka arritur në përfundimin se Osama Bin Laden, mund te ishte kapur pas tragjedisë të 11 shtatorit. Arsyet e lënies se tij të lirë nuk bëhen të ditura.

Histori me zhurmues, udhetim në vitin 1965

Histori me zhurmues udheton sonte ne vitin 1965. Kohen e inagurimit te Pallatit të Kulturës në Tiranë. Me rrefime ekskluzive emisioni sjell edhe ngjarje të tjera të rëndësishme te ketij viti.

Dështon Juve, Inter shkëputet me 8 pikë në krye të serisë A

Futboll, deshtimi i Juventusit me Kaliarin, ka shkëputur Interin me 8 pikë larg në krye të serisë A. Në mbrëmje Milan do të përballet me Katanjën, ndërsa në këto momente në Spanjë po luhet superderbi Barcelona-Real.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 29 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço