Titujt kryesorë 3 Shtator 2008, ora 19:30

Berisha: Evituam sabotimin e shitjes së ARMO

Në mbledhjen e këshillit të ministrave, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zyrtarë të ndryshëm, tentuan të sabotojnë shitjen e kompanisë ARMO.

Certifikatat elektronike, gati më 15 Shtator

Shqiptarët do të mund të tërheqin certifikatat elektronike në të gjithë vendin, që prej 15 Shtatorit. Deklarat vjen nga zvendës ministri i Brendshëm Poni.

Ish-Kinostudio, rruga e pushtuar nga makinat

Rruga kryesore e ish-Kinostudios mbetet ankth për qytetarët. Makinat e parkuara anash saj dhe ato të bllokuara, bllokojnë trotuarin dhe qarkullimin.

Pakistan, vajzat e dashuruara varrosen të gjalla

Tre adoleshente varrosen të gjalla pasi guxuan të marohen me dashuri kundër moralit të shoqerisë, që nuk lejon martesa të tilla. Masakra organizohet nga autoritetet.

Arabët e Manchester City, duan yjet e futbollit

Pas blerjes spektakolare të Robinjos pronarët arab të Manchester City, duan të sjellin në skuadër yjet më të njohur të futbollit botëror.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 3 Shtator 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço