Titujt kryesorë 8 Korrik 2008, ora 19:30

Arrestimi i mjekut Kastriot Dautaj, flet gruaja pa veshkë

Gruaja 53-vjeçare nga Laçi, Zyra Ago, të cilës mjeku Kastriot Dautaj dyshohet ti ketë hequr një veshkë pa djeni, ka reaguar pas arrestimit të tij.

Topi dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka dekretuar 6 emrat për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Dekretimet vijnë menjëherë pas ndryshimit të rregullores së parlamentit.

Berisha: PS të bashkëpunojë për ligjin e spiunëve

Kryeministri Sali Berisha ka theksuar nevojën e miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe për këtë ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës.

Kosovë, ministri i Jashtëm intervistë për Tv Klan

Në një intervistë për Tv Klan, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovë, Skënder Hyseni, deklaron se shumë shpejt do të nis një valë e re e njohjes së shtetit më të ri.

Maratona e Këngës” ngre në këmbë Myzeqenë

Maratona e Këngës Popullore është ndalur në qytetin e Fierit, ku mijra qytetarë ndoqën performancën e emrave të njohur të këngës popullore dhe qytetare shqiptare.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 8 Korrik 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço