Titujt kryesorë 9 Korrik 2008, ora 19:30

Shqipëri-Nato, nënshkruhet pakti i anëtarësimit

Shqipëria firmosi sot protokollin e aderimit në NATO, çka përbën fazën finale të anëtarësimit me të drejta të plota. Aleanca vlerson reformat në Shqipëri.

Stamboll, sulm me armë Konsullatës së SHBA

Ambasada Amerikane në Stamboll është sulmuar nga një grup terrorristësh dhe gjashtë përsona kanë mbetur të vdekur. Reagon komuniteti ndërkombëtar.

Pacientja mohon akuzat ndaj mjekut Dautaj

Pacientja që u operua nga mjeku Kastriot Dautaj, mohon ti ketë dhënë ryshfet mjekut, ndërsa kolegët e tij e shfajsojnë nga trafiku i organeve.

Berisha: Ja projektet e investimeve 2009-2011

Kryeministri Berisha, paralajmëron fitorën e mazhorancës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe prezanton buxhetin afat mesëm 2009-2011.

Raketat, Irani i “shtrëngon dhëmbët” Izraelit

Irani kërcënon Izraelin dhe SHBA duke testuar një rraketë balistike më një rreze prej 2000 km dhe 8 të tjera të fuqishme.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 9 Korrik 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço