Edicioni i lajmeve Tv Klan 13 Gusht 2022, ora 23:00





Edicioni i lajmeve Tv Klan 13 Gusht 2022, ora 23:00

08:15 14/08/2022

#lajme , #edicioniinformativ ora 23:00 data 4 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme Spiker: Reis Cico

Headlines 13 Gusht 2022

Qëllohet me armë zjarri Admir Bejo, u gjet në rrugë nga kalimtarët. Në 2007 plagosi dy vëllezër

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Admir Bejo u gjet nga kalimtarët në rrugë, ndërsa ka marrë një plumb në trup. Në 2007 ai sëbashku me të vëllanë plagosi dy vëllezër

Radhë kilometrike në Kakavijë. Ministria e Jashtme

ndërhyn te pala greke për normalizimin e situatës

Kthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare në Kakavijë. Shkak është bërë pala greke e cila ka vënë në dispozicion pak sportele. Ministria e Jashtme ndërhyn për normalizimin e situatës.

Raporti Dick Marty, Rama: Famëkeq, nuk mund të gëzojë rezolutë mbështetëse. Duhet drejtësi

Kryeministri Edi Rama thotë se raporti famëkeq i Dick Martyt për trafikimin e organeve nuk meriton rezolutë mbështetëse. Ndaj ai i kërkon Parlamentit te Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues për të vendosur drejtësi.

Vizita e parë jashtë vendit, Begaj të hënën në Kosovë.

Zbardhet agjenda e takimeve të presidentit

Bajram Begaj do te kryeje te henen vizitën e parë si president i Shqipërisë në Kosove. Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe drejtuesve të lartë të instititucioneve dhe partive politike në Prishtinë

“The Times”: Shqipëria konkurron Greqinë e

Kroacinë për turizmin. Po i largohet reputacionit negativ

Prestigjiozja britanike “The Times” i bën jehonë zhvillimit të turizmit në vendin tonë, teksa shkruan se Shqipëria po konkurron Greqinë dhe Kroacinë. Kryeministri Edi Rama thotë se në 7 muajt e fundit numri i turistëve britanik është trefishuar













Të ngjashme