Edicioni i lajmeve Tv Klan 4 Gusht 2022, ora 23:00




Edicioni i lajmeve Tv Klan 4 Gusht 2022, ora 23:00

23:56 04/08/2022

#lajme , #edicioniinformativ ora 23:00 data 4 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme Spiker: Reis Cico

Headlines 4 gusht 2022

“Vrasje me dashje”, Ndryshon akuza per Tasen.  Prokuroria: U paralajmerua nga pushuesit per rrezikun.

Prokuroria ndryshon akuzën në “vrasje me dashje” për ish-efektivin e policisë Arjan Tase, i cili i shkaktoi vdekjen 7 -vjeçares në plazhin e Potamit. Prokuroria thotë se Tase ishte paralajmëruar nga pushuesit që po u rrezikonte jetën.

Shoqëria civile proteson në Tiranë për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit

Qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikës protestuan përpara ministrisë së brendshme, kryeministrisë dhe presidencës për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit. Ata kërkuan drejtësi dhe marrje përgjegjësish për ngjarjen.

Pergjaken serish rruget e vendit, aksident me vdekje ne Rrogozhine-Peqin.

 Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 27-vjeçari në rrugën Rrogozhinë – Peqin. Ai po drejtonte një makinë Benz, por dyshohet se për shkak të një parakalimi të gabuar u përplas me një kamion.

Beri thirrje per sulme terroriste, burg per 30-vjecarin: Kam publikuar Kuranin.

Gjykata e Posaçme cakton masën arrest me burg per 30-vjeçarin Bledar Zeneli i arrestuar 2 ditë më parë nga anti-terrori. Në rrjetet sociale ai nxiste urrejtje dhe propagandë për qëllime terroriste. I riu u mbrojt se vetëm publikoi Kuranin.

Opozita perplaset me Kurtin per barikadat ne veri: Kryeministri u soll si frikacak.

Situata në veri të Kosovës u bë shkak i debateve të ashpra në Kuvend. Kryeministri Kurti u premtoi deputeteve se më 1 shtator do te zbatohet reciprociteti me Serbinë, por opozita e quajti frikacak përballë Beogradit.

Kina rrethon me forca ushtarake Tajvanin pas vizites se Nansy Pelosi-t.

Kina nisi stërvitjet më të mëdha në histori në ngushticën e Tajvanit. Stërvitjet kanë rrethuar ishullin nga të katër anët, duke paralizuar transportin ajror dhe detar për 4 ditë. Shkak u bë vizita e amerikanes Nensi Pelosi.










Të ngjashme