Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 9 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headliines 9 Maj 2025

Mbyllet sot fushata elektorale, PS takim në Parkun Olimpik. PD, në Bulevardin e Ri

Mbyllet sot fushata elektorale. Socialistët do ta mbajnë tubimin e fundit pas pak minutash në Parkun Olipmik të Tiranës ndërsa opozita e ka nisur mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e ri.

Dita e fundit – Rama apel diasporës: Mos i mbani zarfet me fletët e votimit në shtëpi

Kryesocialisti Edi Rama i bën thirrje diasporës që të shfrytëzojë deri në minuten e fundit mundesinë e votimit dhe të dërgimit të fletëve të votimit. Rama u kërkoi emigrantëve të bëhen pjese e historisë nëe percaktimin e fatit evropian të Shqiperisë.

Berisha fton emigrantët të votojnë në Shqipëri. Kemi prova për blerjen e votave nga qeveria

Ndërsa kreu i demokratëve Sali Berisha u bëri thirrje emigrantëve të vijnë të votojnë në Shqipëri. Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se selia blu disponon prova që faktojnë blerjen e votave për zgjedhjet e 11 majit.

Shqipëria mirëpret hapjen e madhe të G’iro D’Italia. Etapën e parë e fiton një danez. Aksident nw Fresk

Shqipëria ka pritur sot hapjen e madhe të “Giro D’italia”, një prej garave më të mëdha çiklistike në botë. Etapën e parë 160 kilometra Durrës-Elbasan-Tiranë e fitoi çiklisti danez, Mads Pedersen. Gjatë garës pati edhe një aksident ku u lënduan disa sportistë.

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool. Tendencë në rritje edhe tek vajzat

Të dhënat e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara zbulojnë se 1 në 4 të rinj konsumon alkool. Ekspertët thonë se fenomeni po njeh rritje edhe tek vajzat ndërsa paralajmërojnë për dëmet që shkakton konsumi i tij në moshë të hershme.

Dështon për herë të 13-të Kuvendi i Kosovës. Opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Për të trembedhjëten herë nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Opozita ndërkohë po mbledh firmat per t’u drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tentativën e Vetëndosjes për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Papa Leoni XIV mban meshën e parë Misioni im: Të sjell dritë në netët e kësaj bote

Papa Leoni i 14-të mbajti meshën e parë në Kapelën Sistine, pa kaluar 24 orë nga zgjedhja e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Në të parin fjalim para kardinalëve ai u shpreh i nderuar që u përzgjodh për të qenë drita që ndriçon netët e errëta të kësaj bote.

/tvklan.al