Një botim i parë i librit të autores JK Rowling “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u shit për një çmim rekord, deklaroi shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” me bazë në Teksas. “Libri arriti të fitojë 471 000 dollarë në ankand, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për debutimin e magjistarit në çfarëdo forme”, tha shtëpia e ankandeve.

“Dhe jo vetëm që është libri më i shtrenjtë i Harry Potterit i shitur ndonjëherë, por është edhe vepra fiktive e shekullit të 20-të më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë”, tha në një deklaratë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Heritage Auctions, Joe Maddalena.

“Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u soll në ekranin e madh dy dekada më parë dhe kjo arritje tregon fuqinë e atij kombinimi të letërsisë dhe filmit. Këta libra shpërblehen për arritjet e filmave të tyre.

Klan News