Shkolla e re “Edith Durham” në Tiranë do të jetë gati në Shtator për nxënësit. Punimet për ndërtimin e kësaj shkolle i ndoqën kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja në detyrë e Tiranës Anuela Ristani.
“Të gjithë do të jenë në një turn. Numri i nxënësve nuk do të ndryshojë”, u shpreh Ristani.
Ecurinë e punimeve të deritanishme i vlerësoi edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri nuk ngurroi për të dhënë sugjerimet e tij në veshjen e hapësirave të reja.
Në këtë institucion arsimor që pritet të përfundojë më 15 Shtator, pritet të ketë 34 klasa dhe dyfishim të laboratorëve mësimore. “Edith Durham” bëhet godina e 48-të moderne arsimore në Tiranë, sipas standardeve evropiane.
Ky inspektim i punimeve i kreut të qeverisë vjen pas përplasjeve në Bashkinë e Tiranës, ku Erion Veliaj tentoi të shkarkojë Ristanin si kryetare në detyrë, por më pas u tërhoq nga vendimi.
Tv Klan