Kandidatja për kryetare e PD-së Edith Harxhi është bërë pjesë e së Dielës Shqiptare në rubrikën “Gjysma ime”, ku na ka prezantuar edhe me bashkëshortin e saj turk, Gyvenin. Ata janë njohur gjatë studimeve të tyre në Edinburg dhe kështu nisi dhe historia e tyre e dashurisë.

Në fillim ata jetuan për disa kohë në Ankara, më pas në Kosovë që Edith të realizonte dëshirat e saj profesionale dhe tani jetojnë në Shqipëri në një fermë mjaft të bukur dhe familjare në një fshat. Edith tregon se bashkëshorti i saj ka sakrifikuar shumë për të duke hequr dorë edhe nga pasioni apo dëshira e madhe që kishte përGjenetikën Molekulare dhe laboratorin.

Ardit Gjebrea: E ke menduar ndonjëherë me vete pse po e mërzis Gyvenin kaq shumë?

Edith Harxhi: Jo ndonjëherë, por e mendoj shpesh herë sepse shqetësohem. Gyveni ka bërë një sakrificë shumë të madhe, ka lënë familjen atje, më ndjek mua prej 20 vitesh, në Kosovë, në Shqipëri dhe shpesh herë mendoj që ai ka lënë një profesion shumë të rëndësishëm siç ishte Gjenetika Molekulare dhe laboratori për të më ndjekur mua dhe pavarësisht kësaj ai punon si konsulent në këto fusha.

Mbaj mend Gyvenin kur jemi njohur në Edinburgh e gjeja në orën 6 të mëngjesit në laboratoret e universitetit duke bërë eksperimente me kavje se si të nxirrte ADN-ënë apo formula të tjera. Mbaj mend që zgjohesha, shkoja në laborator, i bija derës dhe i thoja, akoma nuk ke fjetur, si është e mundur?

Kjo më shqetëson shumë sot sepse më duket sikur i kam vrarë apo ndrydhur atë dëshirën e madhe që ka pasur, që  ka qenë laboratori dhe Gjenetika Molekulare. Madje një kohë ia kisha vënë emrin ADN. /tvklan.al