Edlir Reka, piktori 20-vjeçar nga Berati ka kërkuar ndjesë publike në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku pranoi se piktura me të cilën pretendonte se kishte fituar çmim të parë në Moskë, nuk i përket atij.

Ai shtoi më tej se do të fshijë nga Instagrami çdo pikturë që nuk është e tij dhe se do të nisë gjithçka nga e para me punë të ndershme.

“Ëndrrat e mia janë vetëm në fushën e artit, unë aty e gjej veten. Do vazhdoj në fushën e pikturës dhe të aktrimit. Do punoj fort që të arrij atë që dëshiroj dhe uroj me shpirt që t’i arrij jo vetëm unë, por të gjithë artistët e rinj që dua të prekin atë çfarë duan.

Instagrami im do të jetë ashtu siç ka qenë shumë kohë më përpara, aty do jem unë dhe arti im. Unë jam këtu për të kërkuar ndjesë dhe për të thënë që do ta filloj nga e para. Unë këtë histori do ta mbyll këtu dhe do ta nis nga e para me punë të ndershme dhe të pastra”

, tha Reka.

/tvklan.al