Unë mendoj që nuk janë të arsyeshme. Mund të shkarkohesha nga detyra, çdo gjë mund të bënin, vetëm urdhër arresti nuk mund të behet, jo sepse unë jam i paprekshëm, por sepse jam i pafajshëm. Të paktën, këtë herë jam i pafajshëm. Përveç se unë kam bërë detyrën gjatë gjithë kohës kur kam qenë drejtor i policisë, e kam bërë me përkushtim, i kam shërbyer popullit tim, vendit tim me përkushtim maksimal”, tha Koseni.

Ndjeni ju përgjegjësi për ngjarjen më të fundit?

Jo, nuk ndjej përgjegjësi, sepse nuk kam bërë asgjë. Nuk kam qenë fare në vend ngjarje. Unë nuk e di se çfarë është bërë me dokumentet. Mua nuk më ka pyetur njeri. Për çfarë duhet të ndjehem përgjegjës, kur nuk kam bërë asgjë. Denoncuesi nuk ka ardhur fare në polici, as unë nuk kam qenë për se duhet të bëhet e gjithë kjo”, vazdon Koseni.

Ka pasur raste kur ju keni ushtruar dhunë ndaj qytetarëve gjatë ushtrimi të detyrës në Elbasan?

“Flet për mua personalisht, apo për policinë në përgjithësi që drejtoja unë”, pyet Koseni.

Edhe ju edhe organi që ju keni drejtuar?

Problemi është se çdo gjë që është bërë në Elbasan, më është faturuar mua. Kjo për dy arsye. E para, sepse kam qenë shumë i përfolur nëpër gazeta, qoftë për të mirë, qoftë për të keq. E dyta, sepse unë kam qenë drejtor i Policisë se Qarkut, domethënë kam qenë shtylla që i kam pas nen krahë të gjithë vartësit edhe kam qenë i detyruar unë që t’i mbroj ata, për probleme që nuk kanë faj vartësit e mijë.

Për problemet e përdorimit të dhunës, sepse edhe policia që ka përdorë forcën, duhet ta kenë të qartë të gjithë, që forca është përdorur në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit, siç kanë vepruar edhe kontingjenti i policisë, ashtu ka vepruar edhe policia. Por gjithmonë ne kur duhet të dënojmë një policë dhe një “rrugaç”, më parë dënojmë policin dhe për këtë ju jeni dëshmitare të gjithë”, u shpreh Koseni./tvklan.al