Edmond Panariti është larguar nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lajmi është konfirmuar vetë nga Panariti, i cili njofton se ka vendosur të ndërpresë angazhimin e tij pranë kësaj partie.

Shkak është bërë ftesa që ka marrë për një detyrë tjetër të rëndësishme, siç thotë ai, por që nuk e ka specifikuar postin që do të mbajë.

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme. Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16-vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.  Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shkruan Panariti në Facebook.

Edmond Panariti ka mbajtur postin e ministrit të Bujqësisë nën siglën e LSI gjatë qeverisjes PS-LSI. /tvklan.al