Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kjo është njëra nga shkollat e mesme të përgjithshme të kryeqytetit, ku mësojnë rreth 1400 nxënës. Edukimi seksual këtu mungon tërësisht ashtu si dhe në të gjitha shkollat e mesme shqiptare. Vetëm një kapitull që u bëhet në shkollën 8-vjeçare sqaron përciptas disa probleme të edukatës seksuale. 70 orë sociologji janë në dispozicion për nxënësit në vitin e parë dhe të dytë, ndërsa edukim seksual zero. Megjithëse ky problem ka kohë që diskutohet në zyrat e ministrisë së Arsimit.

Futja e lëndës së edukatës seksuale edhe nga vetë mësuesit e sociologjisë shihet si një çështje immediate. Panvarësisht se nxënësit e kërkojnë një gjë të tillë dhe nga viti në vita ta piqen psikologjikisht një lëndë e till vëtëm është propozuar, ndoshta do të duhen kohë që të thyen tabutë dhe ajo që quhet edukatë seksuale të mos mësohet në rrugë por brenda institucioneve të edukimit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti