Zbardhen dëshmitë e dy edukatoreve, të cilat fundosin pronaren e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, e arrestuar pas shfaqjes seë pamjeve filmike në emisionin “STOP” ku ajo shfaqet duke dhunuar barbarisht një fëmijë 3-vjeç.

Edukatoret, që po ndiqen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, kanë deklaruar se dhuna ka qënë e përsëritur ndaj 3- vjeçarit dhe se nuk ka qënë i vetmi rast ai i transmetuar në emisioni “STOP” në Tv Klan, siç pretendon Anjeza Shabani.

Në dëshmitë e tyre ato thonë se ka patur dhune verbale edhe ndaj fëmijëve të tjerë.

Të pyetura se përse nuk i kanë denoncuar këto raste, edukatoret janë shprehur se nuk dinin që kjo ishte vepër penale dhe se kishin frike se administratorja mund t’i pushonte nga puna.

Burime të prokurorisë thonë se do të verifikohen të gjitha e veprimet e punonjësve të kopshtit “Diren”, për të parë nëse kanë kryer vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës.

Verifikime thonë burime do të kryehen edhe për institucionet të cilat kanë lejuar të funksionojë pa licensë ky kopësht.

Por këtë veprime do të kryhen në një moment të dytë pasi prokuroria po përgatit dosjen për të dërguar në gjykatë Anjeza Shabanin, e cila do njihet me masën e sigurisë.

32-vjeçarja do të dalë enjten para gjykatës ku do t’i komunikohen zyrtarisht dy akuzat për dhunimit të të miturve dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se prokuroria i çështje do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë arrest me burg pa afat.

Gjatë ditës babai i 3-vjeçarit të dhunuar që iu drejtua emisionit “STOP” për të vërtetuar dyshimet që i kishin lindur si pasojë e veprimeve të djalit, ka qënë në Prokurorinë e Përgjithshme në zyrën për mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe pas në prokurorine e Tiranës ku është pyetur për detaje të tjera rreth këtij skandali.

TV Klan