Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan është bërë një nënë e quajtur Silvana, e cila ka ndarë me publikun historin e dhimbshme që ka përjetua kur e ka dërguar vajzën Elisa për herë të parë në kopësht. Elisa ishte vetëm dy vjeç kur shkeli për herë të parë në kopësht, por mesa duket aty ka pësuar një traumë të madhe. Ajo është dhunuar fizikisht nga edukatoret dhe këtë gjë e dalloi e ëma kur pa të nxirra në trupin e saj.

Sipas Silvanës, ajo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të dyja, ato ishin të vetme me kryeqytet sepse bashkëshorti i saj ishte në emigrim jashtë vendit.

Silvana: Vajza ime e ka emrin Elisa dhe është 6 vjeç. Kur ishte 2 vjeç ka qenë në një kopësht privat këtu në Tiranë për rreth 2 javë e keqtrajtuan saqë kishe dhe dhunë. Kishte shenja dhune në trup dhe vetëm qante. E nisëm me qejf kopshtin, donte të shkonte, pas 10 ditësh ndryshoi aty. Shkova të takoja edukatoren, e pyeta se çfarë ka vajza e më tha nuk e di, ndoshta e ka goditur ndonjë fëmijë tjetër dhe unë mora gocën e ika dhe më pas nuk donte të ikte në asnjë kopësht, donte të rrinte me mua.

Ardit Gjebrea: Si e kuptove që ishte dhunuar nga edukatorja?

Silvana: Kishte shenja në trup. Kur i thoja do shkojmë tek kopshti, qante dhe ulëriste, më shtrengonte me duar dhe më thoshte mami pau pau teta. Kishe një të nxirrë në shpatull dhe një të nxirrë prapa veshit.

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë bëre, pse nuk e denoncove?

Silvana:  Në fakt isha vetëm, nuk e kisha as burrin, ishte në emigrim, nuk munda. Thashë më mirë të merrem me vajzën sesa të merrem me gjyqe. Kur e pyeta edukatoren ajo më thoshte nuk e di pse, mbase e ka kafshuar ndonjë fëmijë tjetër. Kur ndodhi kjo, unë u largova nga ajo lagje pas 2 javësh, mora një shtëpi me qira pranë një të afërmes time me fëmijët që ta shoqëroja vajzën me ta. Për 7-8 muaj vajza ime dhe i donte fëmijet dhe nuk i donte. Fëmija im ka kaluar një lloj traume, në fakt edhe unë, të dyja. Burrit ja kam thënë pak me vonëse këtë gjë dhe i thashë hajde se s’mundem ta përballoj e vetme.

Ardit Gjebrea: Ti po e kaloje e vetme këtë moment, traum ti, traum vajza jote, pas sa kohësh kaloi?

Silvana: 8 muajt e parë ka qenë shumë e vështirë, pastaj u transferuam tek Fresku, blemë shtëpi dhe përballë ishte një kopësht, shkoj interesohem se doja të shoqëroheshe me fëmijët dhe të dalim nga kjo situatë. Edhe ky kopësht ishte privat. Ditët e para e lija nga pak 3-4 orë.

Ardit Gjebrea: Si e priti Elisa faktin që shkoi në një kopësht tjetër?

Silvana: Në fillim kisht frikë. Më thanë edukatoret që e kishin vënë re mbrohet nga fëmijët nga frika e dhunës dhe i dukeshe sikur po e godet dikush tjetër. Mua edukatorja në fillim më dukeshe shumë e mirë, me aq pak sa e takoja, por më vonë më duket se u bë pak agresive, më tha Elisa nuk përshtatet me fëmijët, është e egër, i ngacmon fëmijët, merre hiqe. U largova, mora drejtoreshën dhe i them kështu e kështu dhe më thotë po pse se Elisa është shumë e mirë, është shumë e zgjuar, do flas unë me edukatoret. Në të njëjtën kohë kishte ndodhur diçka tjetër. Një prind ishte ankuar për fëmijën e vetë dhe edukatorja ishte larguar.

Ardit Gjebrea: Po me fëmijën tjetër çfarë kishte ndodhur?

Silvana: Fëmijën tjetër e kishte goditur goxha me vizore në kokë dhe prindi e denoncoi e bëri të madhe dhe e largoi nga kopshti. Pas 10 ditësh ka ardhur mësuese Danjela që ishte dielli i shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Mësuese Danjela për të cilën ti ke ardhur sot?

Silvana: Po, Elisa e ka ftuar mësuese Danjelën. /tvklan.al