Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier dhe nëna e një fëmije 4-vjeçar janë proceduar penalisht nga Policia, pas një incidenti ku dyshohet se janë përfshirë të dyja.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht dy shtetaset me inicialet E. P., 44 vjeçe, edukatore në kopsht, dhe E. L., 29 vjeçe, nëna e fëmijës, të dyja banuese në Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se edukatorja 44-vjeçare ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar në ambientet e kopshtit ku ajo punonte.

Ndërkohë, sipas Policisë, nëna e të miturit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.

Materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al