Një edukatore, e cila ishte lidhur me një prej prindërve të fëmijëve që kishte në kopësht, i ka dhënë fund lidhjes.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, burri është rikthyer tek gruaja e tij, por pas ndarjes edukatorja është hakmarrë me djalin. Gazetari tha se edukatorja ka dhunuar të miturin dhe prindërit janë detyruar ta çojnë në një kopësht tjetër.

“Një eduaktore ishte lidhur me babain e një prej fëmijëve të kopështit të saj, por prej pak ditësh janë ndarë për shkak se burri është rikthyer tek gruaja e tij. Por, edukatorja hakmerrej duke rrahur dhe duke i bërtitur djalit të ish të dashurit. Burri e ka gjetur djalin duke qarë në kopësht dhe është detyruar ta ç’rregjistrojë dhe ta dërgojë në një kopësht tjetër”,

tha gazetari.

/tvklan.al