Portali italian pranë klubit të Lazios, Cittaceleste, ka publikuar lajmin se ish-trajneri i kësaj skuadre, Edy Reja, është kandidat për pankinën e Shqipërisë.

Në lajm citohet madje edhe një deklaratë e tij, ku thotë se ka biseduar me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe se do të presë reagimin e Shqipërisë ndaj Andorras për të vendosur.

Më herët, Presidenti i federatës Armand Duka ka mohuar të ketë diskutuar me Rejan për një çështje të tillë.

Tv Klan