Pas përfundimit të punimeve të Asamblesë, u mblodh Komitetit Ekzekutiv për çështje të tjera. Më e rëndësishmja trajneri. Edy Reja më pranë se të tjerët

Pritet që pas pak ditësh të zyrtarizohet emri i tij edhe pse presidenti rezervohet në deklarata

Mësohet se presidenti Duka dhe zëvendësi Lutfi Nuri informuan anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv mbi takimet ë bëra me trajnerë të ndryshëm. Edy Reja, ka qenë më i përshtatshmi pasi kërkesat e tij financiare përputhen me buxhetin e parashikuar nga federata për teknikun dhe stafin e tij.

Presidenti i FSHF ka propozuar shumën e 250 mijë Eurove për 73-vjeçarin Reja për një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.  Veç kësaj në kontratën e propozuar do të ketë edhe një klauzolë për objektivat nga e cila do të varen edhe bonuset e mundshme që arrijnë në 200 mijë Euro në rast kualifikimi në euro 2020.

Në ndeshjen e kombëtares ndaj Turqisë të zhvilluar në Shkodër, Edy Reja u pa në shoqërinë e presidentit Duka. Me gjasë takimi ka qenë për të bindur trajnerin italian të jetë drejtuesi i ardhshëm i pankinës kuqezi.

Tv Klan