Heqja e TVSH -së për makineritë dhe paketa e ligjeve në favor të industrisë fasone, ka ndihmuar një kompani të prodhimit të këpucëve në Berat të punësojë afro 500 vetë, pas një investimi prej 1 milionë e 300 mijë eurosh.

Kryeministri Edi Rama u njoh nga afër me efektet që kanë dhënë këto nisma, në rritjen e punësimit dhe fuqizimin e sipërmarrjeve të markës “Made in Albania”.

Gjatë qëndrimit në Berat, Kryeiministri vizitoi edhe Muzeun Ikonografik Onufri i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit.

Kisha i është nënshtruar restaurimit dhe rikonceptimit të mjediseve, si dhe është pasuruar me objekte të reja, që përbëjnë një atraksion për afro 25 mijë turistë në vitin 2015.

Po ashtu Kryeministri vizitoi edhe Kishën e Shën Triadhës, e cila po rikonstruktohet. Paralelisht ka përfunduar hartimi i projektit të konsolidimit të afreskeve në pjesën e kupolës.

Tv Klan