Ekspertët: Do të rriten kostot për bizneset dhe individët

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë sipas ekspertëve ketë pasoja të ndryshme si në ekonominë e vendit ashtu edhe në xhepat e shqiptarëve.

Një prej tyre do të jetë edhe forcimi i mëtejshëm i Lekut.

Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie: Norma e interesit bën një ndikim më të ngadaltë në kohë dhe më indirekt sesa faktorët e tjerë, dhe këtu kam parasysh parë informale.

Ndonëse ky vendim pritet të ketë efekt në objektivin për uljen e inflacionit, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se me rritjen e normës bazë të interesit kostot për bizneset dhe individët do të shtohen ne aspekte te tjera.

Eduart Gjokutaj: Marrja e vendimit tregon që inflacioni është agresiv dhe shumë qëndrestar dhe natyrshëm që do të ketë një efekt që mund të shtyhet përtej vitit 2024 në atë objektivin për uljen e tij. Mund të kemi një paradoks që rrit kërkesë, rrit paga, natyrshëm mban inflacionin në këmbë.

Ndaj ata vlerësojnë se rritja e inflacionit nuk mund të luftohet vetëm përmes politikës monetare.

Eduart Gjokutaj: Theksi duhet vënë tek politika fiskale. Ndërsa politika monetare po bën punën e saj, duhet të ishte politika fiskale që duhej të përgjigjej përmes reduktimit të shpenzimeve ose rritjes së taksave.

Së fundmi për rritjen e normës së interesit ka reaguar edhe konfederata e industrive të Shqipërisë, sipas së cilës ky vendim rrezikon të prodhojë dëme në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Tv Klan