Efekti “Air Albania”, nis ulja e çmimeve të biletave

Efekti “Air Albania”, nis ulja e çmimeve të biletave

15:34 12/08/2019

Në Tetor nisin fluturimet në Romë, Milano dhe Bolonja

Efekti i hyrjes në treg të kompanisë ajrore me kapital shtetëror “Air Albania” ka reflektuar në uljen e çmimeve të biletave për destinacionet që kjo linjë ofron.

Përveç uljes me 20% të udhëtimeve që bëhen me avionin e parë të kësaj linje që mban flamurin shqiptar për itinerarin Tiranë – Stamboll, çmime edhe më të ulta pritet që vijnë në fillim të vjeshtës për 3 destinacione të tjera në Itali.

Kompania “Air Albania” ka lancuar një fushatë promovuese në të gjithë vendin, duke lajmëruar nisjen e udhëtimeve në muajin Tetor me çmime tepër të ulta.

Nëse kërkon të udhëtosh drejt Romës, çmimi i një bilete nga Tirana fillon nga 69 Euro, dhe po aq kushton edhe për të shkuar në Milano, ndërsa fluturimet Tiranë – Bolonja janë edhe më lirë, duke nisur nga 59 Euro.

Për periudhën Tetor – Shkurt, ‘Air Albania’ ofron për çdo rezervim që bëhet në këtë periudhë, edhe 20% zbritje për çdo biletë, duke zbuluar se 1 Tetori do të jetë data kur do të nisin fluturimet drejt Italisë.  

Kjo është hera e parë që pasagjerët të cilët fluturojnë nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kanë mundësi udhëtojnë me këto çmime, në një kohë që shërbimi nuk është në kategorinë “low cost”.

Kompania ajrore me flamurin shqiptar pritet po ashtu të nisë fluturimet në destinacionet europiane si dhe në linjë direkte Shqipëri – SHBA.

Avionët e marrë nga linja Air Albania janë të gjithë prodhime të vitit 2016, të modelit Boeing 737.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori