Sheqeri vret viruset. Deri tani, i kombinuar me disa modifikime molekulare, me metodën in vitro, ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme HIV, hepatitin C, Herpes simplex, Dengue dhe Zika. Për momentin po punohet për të mundur edhe koronavirusin, që po merr jetë njerëzish çdo ditë.

Një punë e përbashkët e universiteteve të Gjenevës, Manchester dhe Lozanës ka arritur në këtë rezultat dhe studimi është publikuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare Science.

Kërkuesit shpjegojnë se një ndër limitet e derisotme për luftën ndaj viruseve ka qenë toksiciteti i substancave që vrasin viruset, por që kanë limitet e tyre pasi të gjitha kanë një funksion, i limitojnë rritjen.

Por ky është problem i madh, pasi virusi mund të qëndrojë në organizëm në formë të fjetur, i gatshëm për t’u rikthyer edhe me shumë agresiv kur organizmi është me i dobët, ose edhe mund të pësojë mutacion duke u bërë rezistent ndaj ilaçeve që njëherë e kanë mundur.

Në rastin e fundit është krijuar një substancë, që është vrasëse për viruset dhe pa dëmtuar qelizat e njeriut, duke shtuar në preparat molekula zinku dhe glukozë.

Kombinimi i këtyre dy substancave ka rezultuar shkatërrues, të paktën në eksperimentet in vitro, për viruset që tërhiqen nga glukoza, por kur afrohen eliminohen nga zinku.

Klan Plus