Verërat ndihmojnë njerëzit të relaksohen, por ajo njihet edhe për benefite të shumta shëndetësore.

Megjithatë pavarësisht kësaj, pirja e verës rezulton të jetë po aq edhe e rrezikshme në disa çështje shëndetësore.

Në një studim të fundit të botuar nga shkencëtarë gjermanë, thuhet se konsumimi i verës sjell cirrozën e mëlçisë, vdekjen e papritur kardiake, kardiomiopatitë alkoolike si dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.

Në këtë hulumtim shkencëtarët shtojnë se konsumi i tepërt dhe keqpërdorimi kronik i alkoolit janë faktorët e rrezikut që kontribuojnë në rritjen e sëmundjeve globale. /klankosova