Një efektiv policie është vetëplagosur këtë të enjte me armën e tij të shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha”, ku polici 50-vjeçar dyshohet se e kreu aktin në banesën e tij.

“Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, njoftoi policia.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se efektivi ishte i divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte vetëm. Po ashtu ai dyshohet se kishte probleme me borxhet dhe e ka kryer aktin në kushtet e depresionit./tvklan.al