Të arrestuarit refuzojnë të tregojnë bashkëpunëtorët

Efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi dhe dy trafikantët e drogës Luan Gaçi dhe Dedë Nimani, të cilët u arrestuan në flagrancë me mbi 1 kg kokainë, kanë refuzuar të japin informacione, për personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Ata anë shprehur se do të flasin në një moment të dytë, duke nënkuptuar para gjykatës së Tiranës.

Agjentët e antidrogës, nuk kishin dijeni se pjesë e kësaj skeme të trafikut të kokainës ishte dhe një efektiv policie, pasi mbanin nën mbikëqyrje vetëm 43-vjeçarin Gaçi. Ky i fundit vëzhgohej në distancë prej disa kohësh, por informacionet për rastin konkret mbërritën në rrugë operative vetëm një ditë para.

Për gjetjen e kokainës dhe shitjen më pas në Tiranë e Durrës, Gaçi bashkëpunonte me Dedë Nimanin, i cili u arrestua në të njëjtin automjet me efektivin e RENEA-s. Hetuesit janë duke zbardhur rolin që kishte efektivi i RENEAS në këtë rrejt të trafikut.

Për tre të arrestuarit, këtë të diel Prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesën për gjykim, nga ku kërkon arrest me burg. Ata pritet të dalin para togave të zeza të hënën për tu njohur me masën e sigurisë.

Tv Klan