Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku foli në parlament për projektin e kredisë që do te merret pranë KFV për efiçencën e energjisë për godinat e universiteteve dhe konvikteve studentore.

Sipas Ballukut, projekti i parë i efiçencës së energjisë është zbatuar në godinën e ministrisë që ajo drejton dhe është shtrirë në disa institucione publike, siç janë spitalet dhe shkollat. Sipas saj, ligji për efiçencën e energjisë ka një vit që ka hyrë në fuqi.

Belinda Balluku: Nëse dikush do të ndërtojë, duhet të marrë lejen e eficencës së energjisë para nisjes së ndërtimit. Uljen e ndjeshme të energjisë që ne përdorim. Mesatarisht sasia 14 mijë megavat orë, në javën e fundit për shkak të motit kemi një rritje me 80% në 24 mijë megavat orë në ditë. Kjo sasi një pjesë e saj shkon e humbur për shkak të mos izolimit të ndërtesave.

Nga foltorja e parlamentit, ministrja tha se eficenca e energjisë është një ndihmë edhe për përballmin e krizës së energjisë dhe mos ndryshimin e çmimit për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Klan News