Fitoi besimin pas 3 fitoreve radhazi

Me 9 pikë të fituara në 3 ndeshje në drejtim të ekipit, kanë bindur drejtuesit e klubit të Emmanuel Egbo, trajner i Tiranës. Lajmin e bëri të ditur klubi përmes një komunikimi në rrjete sociale.

Jo vetëm për fitoren në derbi, me Flamurtarin dhe Laçin por mbi të gjitha për arsye të frymës së re që i dha ekipit, Egbo fitoi besimin e drejtuesve të Tiranës të cilët i konfirmuan detyrën si trajner i parë i skuadrës.

Egbo do të jetë në krye deri në përfundim të sezonit. Kjo do të jetë një provë e fortë dhe e vështirë për nigerianin si dhe një sfidë personale për të provuar jo vetëm aftësitë e tij por për të fituar më së shumti edhe zemrat e tifozërisë bardheblu që është tejet kërkuese ndaj skuadrës.

Tirana ka kërkuar gjithnjë që trajnerët të jetë figura të njohura të klubit dhe Emmanuel Egbo e plotëson këtë kriter. Nga viti 2001 në 2004 ai ishte portier i skuadrës, ndërsa në 6 vitet e fundit ka qenë pjesë e stafit teknik si trajner i portierëve. Emmanuel Egbo, 46-vjeçar, ka drejtuar më parë skuadrën e Bylisit.

Tv Klan