morsi_1

Gjykata Egjiptiane mbajti në fuqi dënimin me vdekje për ish-Presidentin e Egjiptit, Mohammed Morsi, i akuzuar për organizimin e arratisjes masive nga burgu në vitin 2011. Dënimi u dha në muajin Maj, por u konfirmua pasi Myftiu i Madh, figura më e lartë fetare në Egjipt dha opinionin e tij. Të martën, Mursi u dënua edhe me burgim të përjetshëm për spiunazh në favor të HAMAS-it, HEZBOLLAH-ut dhe Iranit.

Tv Klan