Kompania inovative, “Tutera” kombinon modelet e frymëzuara nga Egjipti i Lashtë

Historia takon teknologjinë përmes kësaj marke egjiptiane, e cila përdor inteligjencën artificiale për t’i dhënë jetë modeleve të frymëzuara nga Egjipti i Lashtë. E quajtur ‘Tutera’ kompania inovative kombinon kreativitetin e stilistëve me mjetet që ofron teknologjia moderne, duke rezultuar në fustane dhe aksesorë.

Ne mblidhemi fillimisht për të vendosur idetë tona në tryezë si ekip, duke përfshirë prodhimin, historinë, ngjyrat dhe të gjitha idetë e dizajnit të modës. Më pas ideja kryesore është ta realizojmë atë në mënyrën e duhur, kështu që shkoj te një aplikacion i AI dhe i shpjegoj idenë time. Është sikur keni një milion njerëz që punojnë me ju.”

Shumica e modeleve të tyre frymëzohen nga figurat ose simbolet e lashta egjiptiane. Themeluesit thonë se përdorimi i inteligjencës artificiale u ka kursyer shumë kohë, duke i mundësuar ekipit të krijojë një larmi modelesh pa pasur nevojë të punësojë më shumë njerëz. 

Kompania, e cila fillimisht ishte një firmë arkitekturore që u zgjerua në modë, përdori gjithashtu teknologjinë gjerësisht për të shfaqur koleksionin e saj, duke krijuar një shfaqje virtuale të modës për modelet e tyre në Metaverse, në eksplorimin e hapësirave virtuale 3D.

Klan News