Egjipti dhe Katari lenë pas konfliktin, nënshkruhet marrëveshja e paqes

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah


Egjipti dhe Katari lenë pas konfliktin, nënshkruhet marrëveshja e paqes

07:40 21/01/2021

Egjipti dhe Katari kanë rënë dakord të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike dhe të lënë pas konfliktin e gjatë që kanë pasur në vite. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Jashtme e Egjiptit duke deklaruar paqe me Katarin.

Republika Arabe e Egjiptit dhe Shteti i Katarit shkëmbyen, më 20 Janar 2021, dy memorandume zyrtare, me anë të të cilave të dy vendet ranë dakord të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike“, citohet në deklaratën e ministrisë.

Nga ana tjetër mësohet se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ranë dakord në fillim të këtij muaji për të rivendosur lidhjet diplomatike, tregtare dhe të udhëtimit të ndërprera në 2017 lidhur me akuzat që Katari mbështeti terrorizmin.

Po ashtu mësohet se të shtunën, Arabia Saudite do rihapë ambasadën e saj në Katar dhe marrëdhëniet e plota diplomatike do të rinisin shumë shpejt.

Marrëveshja mes vendeve është mbështetur nga SHBA për t’i dhënë fund përplasjeve në Lindjen e Mesme./tvklan.al






Të ngjashme