Ka qenë një mbrëmje e çmendur në stadiumin Borg El Arab pranë qytetit të Aleksandrisë, aty ku Egjipti u kualifikua për në finalet e Kupës së Botës. Mohamed Salah shënoi golin e parë ndaj Kongos në minutën e ’63.

Ekstaza sapo filloi.

Në minutën e ’87 Kongo barazoi. Stadiumi heshti, por jo komentatori i ndeshjes.

5 minuta shtesë u akorduan dhe në të 3-ën Egjipti fitoi një 11-metërsh.

Mohamed Salah shkon pranë pikës së penalltisë.

Me nerva të çelikta realizoi golin e fitores dhe të kualifikimit për në finalet e Botërorit të kombëtares egjiptiane pas 28 vitesh. Deliri i 86 mijë tifozëve në stadium ishte i pashmangshëm.

Traineri argjentinas Hector Cuper edhe sulmuesi i Liverpool -it, Mouhamed Salah janë heronjtë e Egjiptit, që gëzuan jo vetëm tifozët në mbarë botën.

Rrugët e qyteteve kryesore u mbushën me njerëz që festuan gjatë gjithë natës këtë arritje historike të skuadrës kombëtare. Për një komb që ka vuajtur shumë gjatë viteve të fundit, ky kualifikim erdhi si një bekim për të qetësuar shpirtrat që kanë rrezikuar edhe luftën civile në vend. 

Tv Klan

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”379″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]