Egjipti do të përballet me një tufë karkalecash që do të godasin vendin për shkak të shirave afatgjatë në shtetin fqinj, Sudan. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë do të mblidhet në një takim në Jordani për të diskutuar për masat që do të ndërmerren për këtë situatë të pazakontë, pasi insektet mund të shkatërrojnë të mbjellat e fermerëve.

Një ekspert i OKB-së, Keith Cressman tha për Sputnik se javët e ardhshme do të jenë kritike për të mbajtur situatën nën kontroll. Ndërsa qytetarët të cilët mësuan për këtë lajm, e krahasojnë këtë fenomen të ngjashëm me atë që përshkruhet në Dhiatën e Vjetër të Biblës.

Në rrjetet sociale, ata kanë thënë se “historia po përsërit vetveten”, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar “profeci vetëpërmbushëse”. Deri tani ekspertët kanë trajtuar 200 mijë hektarë tokë në Egjipt që nga Dhjetori 2018. Dëmtimi më i madh i tokave bujqësore nga karkalecët ka ndodhur në periudhën 2003-2005 kur më shumë se 12 milionë hektarë tokë në Afrikë u shkatërruan. Rikuperimi pati një kosto 750 milionë Dollarë.

/tvklan.al