Shfaqja e famshme e “Anna Careninës” vjen për herë të parë në Shqipëri dhe protagonistja e saj është Egli Tako. Ajo ka mbaruar studimet për aktrim, por vetëm tani arriti t’i përkushtohet kësaj fushe. Për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ajo foli më shumë për rolin dhe planet e saj si aktore.
-Egli kemi një rikthim në teatër, pas sa kohësh?
Egli Tako: Praktikisht që kur kam përfunduar studimet.
-Pse kjo shkëputje e gjatë?
Egli Tako: Nuk është se s’ka pasur kërkesë. Përtej modestisë, madje vitin e kaluar kam pasur 6 ose 7 kërkesa për shfaqje në teatër, nuk më kanë pëlqyer rolet.
-Prite pikërisht për këtë rol, kush ta prezantoi?
Egli Tako: Ma prezantuan si rol, producenti…Pati një diskutim, pata dhe sigurisht një audicion me regjisorin. Kjo shfaqje është krijuar nga 0 dhe me hatër po themi, për 20 ditë.
-Ana Carenina dhe Egli, sa të përbashkëta kanë?
Egli Tako: Ka shumë…Në aspektin e ndjenjave, në aspektin e mendimeve, emocional, humanitar. Ana Carenina është çdo vajzë.
Por si e sheh karrierën e saj si aktore?
Egli Tako: Do pres se çfarë do ndodhë. Vjen dhe nga kërkesa, varet sa do e tregoj veten time. Nëse do ketë kërkesë, unë skenën e dua shumë./tvklan.al