Egnatia dhe Dinamo janë dy skuadrat që do të përballen finalen e Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit fituan 2-0 me Partizanin në kryeqytet pas 120 minutave lojë duke përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë.

Xhemajli shënoi në kohën e rregullt, duke bërë që sfida të shkonte në shtesa.

Aty vendosi goli i Guindo në minutën e 93-të, që i dha Egnatias suksesin dhe finalen e tretë radhazi.

Mbajtësit në fuqi të trofeut do të sfidojnë Dinamon.

Blutë fituan 4 – 3 përballë Vllaznisë në sfidën e luajtur në Durrës.

Ishin kryeqytetasit që shënuan fillimisht 2 herë me  Mandelën dhe 2 të tjerë me Zabërgjën duke bërë që ekipi i Ilir Dajës të festojë dhe të ëndërrojë. Për shkodranët shënuan me pas Gruda, Balaj dhe Kahrimanovic, por nuk mjaftoi për të shkuar më tej.

Tv Klan